Reagimet e liderëve botërorë për vdekjen e Nelson Mandelas

Shkup, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Liderët botërorë prej sot shprehin keqardhje për shkak të vdekjes së presidentit të parë me ngjyrë afrikanojugor dhe ikonë e luftës kundër aparteidit, Nelson Mandela, i cili ndërroi jetë mbrëmë në shtëpinë e tij në Johanesburg në moshën 95 vjeçare.

Kryetarët i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, Këshillit Evropian, Herman van Rompuj dhe Parlamentit Evropian, Martin Shluc sot në mëngjes dolën me deklarata për ngushëllim me rastin e vdekjes së Mandelës, njoftoi korrespodenti i MIA-s për Brukselin.

Në deklaratën e përbashkët, Baroso dhe Rompuj porositën se "kjo është një ditë shumë e pikëlluar jo vetëm për Afrikën Jugore, por edhe për tërë bashkësinë ndërkombëtare". Sipas tyre, tërë bota shpreh keqarjdhje për vdekjen e njërës ndër figurat më të mëdha politike në kohën tonë.

"Nelson Mandela nuk ishte vetëm çelës për tranzicion të Afrikës Jugore në një vend demokratik siç është sot, ai  e prezanton edhe luftën kundër racizmit, dhunës politike dhe jotolerancës. Mandela paraqet drejtësi, liri dhe respektim të të drejtave të njeriut. Ai na mësoi një mësim të madh për paqe, tranzicion politik dhe transforimim social. Vetëm një njeri me humanitetin e tij të thellë, integritet moral dhe autoritet dhe vizionin e qartë për të ardhmen e vendit të tij ka mundur ta arrijë këtë" theksuan Baroso dhe Van Rompuj.

Sipas kryetarëve të Eurokomisionit dhe të Këshillit, derisa bota sot pikëllohet, nuk ekziston mënyrë më e mirë për respekt të memories së tij, se konfirmimi i përkushtimit kolektiv në ruajtjen e vlerave të demokracisë së vërtetë dhe të thellë për të ciliat Nelson Mandela luftoi pa u lodhur.

"Në emrin e  Bashkimit Evropian, nga zemra e ngushëllojmë familjen e tij, Qeverinë dhe popullin e Afrikës Jugore" thuhet në fund  të deklaratës së përbashkët të Barosos dhe Rompuj.

Njeriu  i parë i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, megjithatë theksoi se Afrika Jugore e humbi babain e saj, ndërsa bota e humbi heroin e saj. Duke i shprehur respekt njërit prej njerëzve më të mëdhenj në kohën tonë, Shulc porositi se mbrëmë u largua Nelson Mandela "por trashëgimia e tij do të zgjat perjetësisht".

"Ai është luftëtar, lider dhe burim i inspirimit për shumë njerëz në Afrikë, Evropë dhe tërë botën. Mendimet e mia dhe ngushëllimet janë me familjen më të ngushtë dhe miqtë e Mandelës. Në njohjen e luftës së tij në vitin 1988 ai e fitoi çmimin 'Saharov', që e ndan Parlamenti Evropian për shprehjen e lirë të mendimit, çmim që eurodeputetët e ndajnë për nder të personave të jashzakonshëm, të cilët luftojnë kundër jotolerancës, fanatizmit, racizmit dhe presionit. Përmes udhëheqjes së tij dhe shembullit personal, Nelson Mandela i dha rëndësi të re fjalëve si liri, barazi, drejtësi, paqe dhe falje", tha kryetari Europarlamentit.

Në fund të ngushëllimit të tij, Shulc theksoi se dëshiron që "bota të ketë më shumë liderë si Nelson Mandela". "Lamtumirë Madiba, lufta juaj jeton në zemrat e miliona njerëzve", potencoi Shulc.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vlerësoi se vdekja e Mandelas është humbje për të gjithë, "por ai la trashëgimi të përhershme në tërë botën".

"E shprehi ngushëllimin tim më të thellë deri te familja e ish presidentit Nelson Mendela dhe të Qeverisë dhe popullit  të Afrikës Jugore. Nelson Mandela ishte njeri i paqes dhe me të vërtetë figurë frymëzuese. Ai ishte simbol i lirisë, dinjitetit dhe pajtimit të miliona njerëzve, pa marrë parasysh racën e tyre", porositi Rasmusen.

Presidenti amerikan Barak Obama iu drejtua kombit menjëherë pas lajmit për vdekjen e Mandelas.

"Nuk do të takojmë sërish njeri si Nelson Mandela. Për ne mbetet ta japim shembullin më të mirë që mundemi - të marrim vendime të udhëhequra nga dashuria, e jo nga urrejta. Asnjëherë të mos e nënçmojmë kontributin që një individ mund ta japë. Të pretendojmë drejt së ardhmes e cila është e vlefshme për sakrificën e tij", deklaroi Obama i cili njëheri urdhëroi uljen e flamujve mbi Shtëpinë e Bardhë në gjysmë shtizë.

Obama paraprakisht gjatë vizitës në Afrikën Jugore u takua me Nelson Mandelan dhe e vizitoi qelinë e tij në burgun e ishullit Roben.

Ish presidentët e SHBA-së Xhimi Karter, Xhorxh Bush, Xhorxh Bush i riu dhe Bill Klinton gjithashtu dolën me reagime pas vdekjes së Mandelas.

"Asnjëherë nuk do ta harrojë mikun tim Madiba, shkruajti presidenti Klinton në profilin e tij në Tuiter", ku publikoi fotografi nga takimi i tyre i përbashkët.

"Presidenti Mandela ishte njëri nga fuqitë më të mëdha për liri dhe barazi në kohën tonë. Ai ballafaqohej në mënyrë dinjitoze dhe fisnike me detyrat që i janë dhënë, dhe bota jonë sot është më e mirë duke iu falënderuar shembullit të tij", deklaroi presidenti Xhorxh Bush i riu.

Babai i tij Xhorxh Bush i vjetri, deklaroi se si president, ka qenë shumë i befasuar kur Nelson Mandela pas 26 viteve në mënyrë të padrejtë të kaluar në burg, ua ka falur njerëzve të cilët e kanë burgosur.

"Ai ishte njeri me trimëri morali të jashtëzakonshme, i cili e ndërroi vijimin e historisë për vendin e tij", deklaroi Xhorxh Bush i vjetri.

Presidenti francez, Fransoa Oland, gjithashtu, shprehi ngushëllime të thella për vdekjen e Mandelës.

"Ky luftëtar i palodhshëm kundër aparteidit e fitoi me trimërinë, këmbënguljen dhe vazhdimësinë e tij. Ai arriti të ndryshojë një regjim të padëshiruar, por edhe t'i bashkojë jugafrikanët dhe t'i sigurojë demokarcisë fitore. Porosia e tij nuk do të zhduket, por do të vazhdojë t'i nxisë luftëtarët për liri dhe t'u japë besim popujve në mbrojtjen e kauzave të drejta dhe të drejtave në përgjithësi", theksoi Oland, i cili solli vendim që flamujt në vend të lëshohen në gjysëm shtizë.

Kryeministri i Francës, Zhan-Mark Ero theksoi se "lufta e Mandelës kundër reacizmit dhe për liri i kaloi kufinjtë e vendit të tij dhe mori përmasa botërore".

"Me respekt përkulem para përmendores së këtij njeriu të jashtëzakonshëm, i cili gjatë kohë do të mbetet burim i inspirimit për tërë njerëzimin", deklaroi Ero, i cili ndodhet për vizitë në Kinë.

"Me Nelson Mandelën u largua babai i Afrikës së Jugut, shtylla e luftës për liri dhe pajtim. E tërë bota i mahnitej. Ai i jepte kuptim të plotë fjalës "Njerëzi"", theksoi minsitri francez i Punëve të Jashtme, Loran Fabius.

Kryeminsitri britanik, Dejvid Kameron gjithashtu konfirmoi se për nder të Mandelës, flamuri britanik do të lëshohet në gjysëm shtizë para hapësirave në Dauning strit.

"Një dritë e madhe u shua në botë. Mandela ishte hero i kohës sonë", shkroi Kameron në Tuiter.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se vendi i saj është në pikëllim së bashku me popullin e Afrikës së Jugut për shkak të vdekjes së Mandelës.

"Emri i tij çdoherë do të ndërlidhet me luftën kundër nënshtrimit të popullit të tij dhe me fitoren ndaj regjimit të aparteidit. Vitet e gjata të kaluara në burg nuk e ndryshuan Mandelën", theksoi Merkel.

Në telegramin e ngushëllimit, dërguar nga presidenti kinez, Si Xhinping, ceket se Mandela ka kontribut të madh në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Afrikës së Jugut.

"Nelson Mandela ishte politikan i shkëlqyeshëm, i cili i fitoi vëmendjen dhe simpatitë e njerëzve në mbarë botën", ceket në kumtesën e Minsitrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Presidentja braziliane, Dilma Rusef, në përkujtim të Nelson Mandelës theksoi se "shembulli i këtij lideri të madh do t'i udhËheqë ata të cilët luftojnë për drejtësi sociale dhe paqe në botë".

"Qeveria dhe populli i Brazilit me pikëllim të thellë e pranuan këtë lajm", theksoi presidentja e shtetit më të madh amerikano-jugor me popullatë prej 200 milionë banorëve, prej të cilëve gjysma kanë prejardhje afrikane.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohamad Xhavad Zarif me rastin e vdekjes së ish-presidentit jugoafrikan shkroi në Tuiter se "Mandela ishte revolucionar, i cili jo vetëm se luftonte kundër shtypjes, racizmit dhe apartejdit, por edhe kundër zemërimit, urrejtjes, dhunës dhe hakmarrjes."

Kryeministri irlandez Enda Keni iu falënderua Mandelës për "dhuratën e tij" dhe i shprehi ngushëllime popullit Jugoafrikan.

"Emri i Mandelës na i zgjoi vetëdijen dhe zemrat. Ai u bë sinonim për respektimin e dinjitetit dhe lirisë në tërë planetin", shtoi Keni. 

Sipas zëvendëspërfaqësuesit të Rusisë në KB, Evgenij Zagajnov, Mandela ka qenë veprimtar i njohur politik, emri i së cilit në botë gjithmonë do të lidhet me idelaet për liri dhe barazi.

Shefi i shtetit izraelit, Shimon Peres theksoi se "bota e humbi një lider të madh, i cili ndryshoi historinë dhe la gjurmë në luftën kundër diskriminimit dhe racizmit".

Kryeministri i Indisë, Manmohan Sing në reagimin e tij theksoi se "me jetën dhe veprën e tij Mandela do të mbetet burim i inspirimit për gjeneratat e ardhshme, ndërsa për Indinë humbja është e madhe aq sa edhe për Afrikën Jugore. Ai ishte ithtar i vërtetë i Mahatma Gandit".

Kryetari i Bankës Botërore, Xhim Jon Kim e përshkroi Mandelën si "njeri, i cili ka hapur mundësi të mëdha para një vendi, të ndarë në të zinj dhe të bardhë".

"Gjatë 24-viteve pas lirimit të tij nga burgu, Madiba na mësoi se si të jetojmë së bashku dhe të besojmë në vete dhe në çdo njeri tjetër", theksoi edhe njëherë hero i luftës kundër apartejdit, ipeshkvi Dezmond Tutu.

Lideri historik i sindikatës polake "Solidariteti" dhe fitues i Çmimit Nobel për paqe në vitin 1983, Leh Valensa e quajti Mandelën "simbol i madh i luftës kundër apartejdit dhe racizmit".

Lideri shpirtëror tibetian Dalai Lama, i cili është fitues i Çmimit Nobel për paqe në vitin 1989, deklaroi se me vdekjen e Mandelës ka humbur "një mik të çmueshëm", duke e konsideruar si "njeri me guxim të madh, parime dhe ndershmëri".

Kryetari i Asociacionit botëror të futbollit FIFA, Sep Balter dërgoi kumtesë, në të cilën theksohet se "Nelson Mandela është humanisti më i madh i ditëve të sotme dhe njeri i cili besoi në fuqinë e jashtëzakonshme të futbollit për bashkimin e njerëzve në paqe dhe miqësi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail