Reagimet e liderëve botëror për vdekjen e Nelson Mandelës - 2

Londër, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Liderët e të gjithë botës sot shprehin keqardhje për shkak të vdekjes së presidentit të parë me ngjyrë jugoafrikan dhe ikonë e luftës kundër aparteidit, Nelson Mandela i cili vdiq mbrëmë në shtëpinë e tij në Johanesburg në moshën 95 vjeçare.

Mbretëresha britanike Elizabeta e dytë kumtoi se thellë është e tronditur nga lajmi për vdekjen e "luftëtarit kundër aparteidit Nelson Mandela".

"Ai në mënyrë të palodhshme ka punuar për të mirën e vendit të tij. Trashëgimia e tij është  Afrika Jugore e qetë", citohet në kumtesën e Pallatit të Bakingamit.

Mbretëresha potencon se ka kujtime shumë të mira nga takimet e saj me Mandelën dhe u shprehu ngushëllime familjes së tij dhe popullit.

Princi Çarls, gjithashtu i dha respekt Mandelës, duke e quajtur "inkorporim i guximit dhe i paqes", i cili e ndryshoi jetën e shumicës me luftën e tij për paqe, liri dhe drejtësi.

Presidenti rus Vlladimir Putin shprehu keqardhje për shkak të vdekjes së Mandelës. Në telegram deri te presidenti jugoafrikan Xhejkob Zuma u shprehu ngushëllime dhe përkrahje të gjithë familjarëve dhe të afërmve të Mandelës, si dhe gjithë popullit të Afrikës Jugore.

"Me emrin e Mandelës është e pandashme e gjithë epoka e lidhur me historinë e re të Afrikës, të shënuar me fitoren mbi aperteidin dhe ndërtimin e Republikës Jugore Afrikane demokratike, kumtoi pres shërbimi i Putinit.

Presidenti rus shënoi se Mandela ka kaluar përmes përvojave më të rënda, por deri në fund të jetës së tij ka mbetur i besueshëm në idealet dhe humanizmin dhe drejtësinë.

Ish lideri sovjetik Mihail Gorbaçov jetën e Mandelës e potencoi si "shembull për të gjithë të cilët mendojnë për vendin e tyre", dhe kumtoi se ka humbur një mik, të cilin mirë e ka njohur.

"Mandela është njeri i cili meriton të gjithë t'i shprehim falënderim të madh për atë që e ka bërë. Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm", shpalli Gorbaçov.

Komiteti për Çmimin Nobel i Norvegjisë i shprehu respekt Mandelës, duke e quajtur "si njërin nga emrat  më të mëdhenj  në historinë e gjatë të çmimit Nobel për paqe".

Ish lideri jugoafrikan e mori këtë çmim prestigjioz në vitin 1993, së bashku me presidentin e atëhershëm jugoafrikan Frederik de Klerk për përpjekjet e tij për paqe pas dekadave të aparteidit në vend.

Vepra e Mandelas "edhe sot u dërgon porosi të gjthë atyre të cilët kanë përgjegjësi në konflikte të pazgjedhura, nënvizohet në kumtesën e Komitetit Nobel. Madje edhe konfliktet më të rënda mund të zgjidhen me mjete të qeta, vlerëson komiteti Nobel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail