Mot i akullt në SHBA

Uashington, 7 janar 2014 (MIA) - Meteorologët parashikojnë se vala e ftoftë e shoqëruar me erë të akullt e cila e kaploi dje SHBA-në, mund të zgjasë disa ditë.

Shërbimi meteorologjik njofton se moti i acartë, që përbën rrezik për popullsinë, është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore.

Fronti atmosferik polar do të përfshijë më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan që nga e hëna dhe e marta, me erëra të acarta që do të ulin temperaturat që nga Montana e deri në Alabama në jug.

Moti i keq dhe bora, në disa zona deri në 30 centimetra, ka vështirësuar kushtet e udhëtimit, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe anulimin e mijëra fluturimeve.
 
Sipas zyrtarëve temperaturat në rajonet lindore, duke llogaritur edhe ndikimin e erës, pritet të jenë -20 deri -30 gradë celsius. Ndërsa në disa shtete në veri të rajoneve qendrore, si Montana dhe Dakota e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në -50 gradë celsius.

Moti i ftohtë nuk pritet të zgjasë shumë, të enjten dhe të premten, temperaturat pritet të kthehen në gati nivele mesatare, në 5 deri 10 gradë celsius mbi zero.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail