Vala e ftohtë e cila e kaploi SHBA-në i mori 23 jetë

Nju-Jork, 9 janar 2014 (MIA) - Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta dhe reshjet e rrëmbyeshme të borës në SHBA gjatë disa ditëve të kaluara ishin shkak për vdekjen e 23 personave, njofton sot Si-En-En.

Shumica e rasteve të cilat kanë rezultuar me vdekje janë për shkak të ngrirjes, ndërsa disa persona e kanë humbur jetën në fatkeqësi të komunikacionit apo fatkeqësi të tjera lidhur me borën.

Viktimat e motit të keq janë regjistruar në shtetet federale Minesota, Miçigen, Indiana, Viskonsin, Ilinois dhe Misuri.

Shërbimi meteorologjik amerikan kumtoi se vala e ftohtë është dobësuar dukshëm. Në Minesota, ku temperaturat kanë rënë nën minus 50 gradë Celsius, tani janë rreth minus 20 gradë Celsius.

Sinoptikët parashikojnë se të shtunën në Nju-Jork temperaturat do të ngjiten në 12 gradë Celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail