Jacenjuk nga Uashingtoni: Ukraina nuk do të dorëzohet

Uashington, 13 mars 2014 (MIA) - Kryeministri ukrainas, Arsenij Jacenjuk mbrëmë pas takimit me presidentin amerikan, Barak Obama në Uashington, e porositi Rusinë se Ukraina nuk do të dorëzohet, por në të njejtën kohë i ofroi Moskës të arrijë edhe marrëveshje paqësore për Krimenë.

"Zotëri president, ne luftojmë për liri. Po luftojmë për pavarësi. Po luftojmë për sovranitetin tonë. Dhe nuk do të dorëzohemi", deklaroi Jacenjuk në konferencën e përbashkët për shtyp me Obamën.

Kryeministri ukrainas i propozoi Rusisë, që t'i tërheqë forcat e veta të armatosura në Krime prapa në kasermat e tyre, t'i respektojë obligimet ndërkombëtare dhe të fillojë dialog me Kievin pa përdorimin e armëve.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, kjo është e ashtuquajtura ndalesë dalëse, për të cilën flasin edhe autoritetet amerikane. Pjesë e planit është që në nivel të Ukrainës të miratohet ligj i cili do të mundësojë organizimin e referendumit në rajonet e veçanta ukrainase, dhe më pas, nëse banorët e Krimesë dëshirojnë, të mbajnë referendum sipas këtij ligji. Por, tani për tani Obama dhe Jacenjuk nuk e pranojnë referendumin e planifikuar për këtë fundjavë.

Jacenjuk megjithatë pranoi se koha deri në referendumin e planifikuar në Krime për bashkangjitje me Federatën ruse është e shkurtë, dhe se me çdo ditë e kaluar gjasat për zgjidhje diplomatike në të cilën do të ruhet sovraniteti ukrainas, janë gjithnjë e më të vogla.

Presidenti amerikan, nga ana e vet i bëri kritika të ashpra Rusisë. "Ekziston një tjetër rrugë dhe shpresojmë që Presidenti Putin do të tregohet i gatshëm për të marrë atë drejtim. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, jam i bindur se komuniteti ndërkombëtar do të qëndrojë përkrah qeverisë së Ukrainës për të ruajtur unitetin dhe integritetin e saj territorial".
       
Obama tha më tej se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre mund të duhet t’i imponojnë Rusisë pasoja për ndërhyrjet e saj në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar kufizime vizash dhe sanksione të tjera financiare.
       
Gjatë takimit të djeshëm, Obama tha se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë referendumin, por ai shprehu shpresën se Rusia do të heqë dorë nga këto plane. "Ne nuk do të njohim rezultatet e referendumit. Shpresoj se përpjekjet diplomatike gjatë ditëve të ardhshme do të sjellin një analizë të re të procesit që është planifikuar", tha ai.

Menjëherë pas takimit me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, Jacenjuk u nis drejt Këshillit Atlantik të SHBA-së, qendër analitike e cila e mbështet zgjerimine  NATO-s, ku foli para sallës së mbushur përplot me gazetarë, ekspertë dhe ambasadorë të fuqive kryesore. Ai me këtë fjalim, në pyetjen e publikut, e hapi edhe mundësinë për luftë guerile në Krime, ku jeton pakica tatare.

Shumë reagime shkaktoi deklarata e Jacenjuk, me të cilën ai ndihmën që e kërkon nga Perëndimi, e arsyetoi me marrëveshjen e vitit 1994 në Budapest, me të cilin Ukraina hoqi dorë nga armatimi bërthamor i trashëguar nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa në këmbim mori garancione amerikane, britanike dhe ruse për sovranitetin e vet.

Obama dhe Jacenjuk biseduan edhe për pakon e ndihmës të cilën ukrainasit e presin nga komuniteti ndërkombëtar. SHBA-ja tashmë miratuan një miliardë dollarë në formë kredie, ndërsa në rrjedhë janë negociatat për pakon e ndihmës nga Fondi monetar ndërkombëtar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail