Kongresi amerikan kërkon ndalesë për kontake ushtarake me Rusinë

Uashington, 9 prill 2014 (MIA) - Disa deputetë amerikanë kumtuan se në propozim-ligjin e sivjetmë për autorizimin e mbrojtjes është paraparë ndalesë për kontakte ushtarake me Rusinë dhe masa të tjera të cilat kanë për qëllim ta dënojnë Moskën për shkak të aksioneve në Ukrainë.

Tre kongresistë të radhëve të republikanëve në Dhomën përfaqësuese - Bak Mekkion, kryetar i panelit të Kalifornisë, Majk Roxhers nga Alabama dhe Majkëll Tarner nga Ohajo e mbështet propozimin, si mënyrë që administrata e presidentit të SHBA-së, Barak Obama t'i përgjigjet krizës ukrainase.

"Është e papërgjegjshme Ukraina të ballafaqohet me një situatë të këtillë, ndërsa SHBA-ja të qëndrojë anash madje edhe në mënyrë aktive të mos e këshillojnë armatën e tyre", theksoi Tarner.

Administrata e Obamës vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe dërgoi ndihmë ekonomike për Ukrainën, por kongresistët kërkojnë më shumë masa. Pakoja e publikuar dje përmban edhe ndërprerjen e bashkëpunimit ushtarak midis Pentagonit dhe autoriteteve të qytetit, derisa SHBA-ja "nuk bindet se forcat ruse më nuk do ta okupojnë Krimenë".

Me dokumentin akuzohet Rusia për "frikësimin e Ukrainës", bëhet thirrje në zgjerimin e NATO-s dhe kërkohet plan për ndihmë këshilldhënëse për ushtrinë ukrainase.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail