Vendet nga G-7 të gatshme të vendosin sanksione shtesë kundër Rusisë

Uashington, 12 prill (MIA) - Vendet nga grupi i ekonomive më të zhvilluara botërore G-7 janë të gatshme të mbështesin sanksione të reja kundër Rusisë nëse Moska e eskalon krizën në Ukrainë, deklaroi ministri amerikan i Financave, Xhejkob Lu.
 
Departamenti i financave të Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë ka njoftuar se në sanksione përfshihen kompania e gazit "Çernomorneftgaz", gjashtë separatistë të Krimesë dhe një ish-zyrtar i Ukrainës, i involvuar në ndarjen e rajonit të Krimesë dhe aneksimit të nga ana e Rusisë.
 
Me këtë vendim të fundit, bllokohet çfarëdo pasurie e tyre brenda juridiksionit të Shteteve të Bashkuara dhe u ndalohet shtetasve amerikanë që të bëjnë transakcione me ta.
 
Kjo është vala e tretë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara lidhur me krizën në Ukrainë.
 
Sekretari amerikan i Financave, Xhejkob Lu ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e vet në grupin G7 janë të gatshëm për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në rast se Moska nuk tërhiqet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail