Numri i të vdekurve në Kili ka arritur 12 persona, mbi 2.000 shtëpi janë shkatërruar

Santiago, 14 prill 2014 (MIA) - Numri i viktimave në zjarrin që e përfshiu qytetin e dytë më të madh të Kilit Valparasio, ka arritur 12 persona. Mbi 2.000 shtëpi janë djegur tërësisht, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Rodrigo Penalilo.

Janë lënduar rreth 8 mijë njerëz. Mbi 10.000, përfshirë edhe 200 të burgosura nga burgu i grave janë evakuuar.

Në qytetin qendror kilian me popullatë prej mbi 250.000 persona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Presidentja Mishel Baçelet e anuloi vizitën në Argjentinë, të parashikuar për nesër.

Zjarri ka shpërthyer nga një lidhje e shkurtër në linjën elektrike të shkaktuar nga zogjtë, në afërsi të qytetit dhe shpejt është përhapur për shkak të erërave të fuqishme. Valparasio ndodhet rreth 12 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Santiago dhe në të ndodhet ndërtesa e parlamentit kilian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail