Opozita siriane pohon se disponon me dëshmi për sulme me klor

Bejrut, 14 prill 2014 (MIA) - Aktivistët e opozitës siriane publikuan fotografi dhe video incizime, të cilat sipas tyre, tregojnë bombë të improvizuar me klor.

Kryengritësit dhe Qeveria e presidentit sirian, Bashar al Asad midis tyre akuzohen për sulme me gaz gjatë së premtes dhe së shtunës në fshatin Kfar Zejta në provincën qendrore Hama, 200 kilometra në veri të Damaskut, i cili kontrollohet nga kryengritësit.

Të dyja palët pohojnë se është përdorur klor, substancë vdekjeprurëse, e cila masovikisht është përdorur në Luftën e Parë Botërore.

Gazi, i cili përdoret edhe në industri, nuk është në listën e armëve kimike, të cilin Asadi e publikoi për shkatërrim para Organizatës për ndalesën e armëve kimike (ONAK).

Në ndërkohë ONAK kumtoi se sot nga porti Latakia e ka ndërmarrë dërgesën e 13-të me armë kimike. Me këtë deri më tani nga Siria, sipas listës së publikuar, janë nxjerrë rreth 65 për qind e armëve kimike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail