"Gardian" dhe "Uashington Post" fitojnë çmimin "Pulicer"

Dy gazeta që zbuluan programet sekrete të qeverisë amerikane për spiunazh të drejtuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, "Uashington Post" dhe "Gardian", do të ndajnë çmimin "Pulicer" të këtij viti për shërbim ndaj publikut.

Artikujt e tyre, të bazuar në mijëra dokumente sekrete të dorëzuara nga ish kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Eduard Snouden, shkaktuan fillimin e një debati të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi privatësinë dhe sigurinë, dhe bënë që presidenti Barak Obama të vendoste kufizime në programet e survejimit.

Pulicers janë çmimet më të njohura dhe më prestigjioze për artet dhe gazetarinë në SHBA.

Çmimi Pulicer për mbulimin e shpejtë të lajmeve iu dha gazetës "Boston Glob" për punën e saj në mbulimin e ngjarjeve që lidhen me shpërthimet në maratonën e Bostonit dhe ndjekjen e autorëve të sulmit.

"Nju-Jork Tajms" fitoi dy çmime Pulicers në fushën e fotografisë, duke përfshirë kategorinë e lajmeve të çastit për dokumentimin e sulmit terrorist në qendrën tregtare Uestgejt në Kenia.
 
Çmimi për raportimin e lajmeve ndërkombëtare iu dha agjencisë së lajmeve Rojters për artikujt e saj mbi persekutimin e dhunshëm të pakicës myslimane Rohingia në Birmani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail