KB bëri thirrje për hapa urgjent për deeskalim të tensioneve në Ukrainë

Gjenevë, 15 prill 2014 (MIA) - Qeveria e Ukrainës urgjentisht duhet t'i kyçë pakicat në procesin politik dhe ta kundërshtojë gjuhën e urrjetjes, me qëllim që të ulen tensionimet, kumtoi sot Zyra e Komisariatit të Lartë të KB-së për të drejta të njeriut.

Siç lajmëron DPA, ndihmës sekretari i përgjithshëm i KB-së prë të drejta të njeriut, Ivan Shimonoviq, deklaroi se pakica e madhe ruse në Ukrainën lindore ka ndjenjë se nuk është prëfaqësuar mirë në Qeveri dhe vërejti se pas rrëzimit të pushtetit në muajin shkurt të presidentit prorus Viktor Janukoviç, shumë persona në detyra të larta janë zëvendësuar nga nëpunës që ishin pro Kievit.

Njëkohësisht, Shimonoviq theksoi se nuk ka pasur sulme masovike ndaj rusëve etnik dhe se e drejta e prëdorimit të gjuhës së kësaj pakice nuk ka qenë e shkelur.

Liderët në Kiev duhet "t'i bindin të gjithë njerëzit në tërë Ukrainën se druajtjet e tyre themelore do të merren parasysh", thekson Shimonoviq në raportin për vizitën e tij të muajit të kaluar në Ukrainë dhe krime.

Edhe pse në dokument vërehet se në protestat proruse në Ukrainën lindore kanë marrë pejsë demonstrues të sjellur nga Rusia, në raport ceket se autoritetet duhet ta respektojnë të drejtën e demonstratave të qeta dhe lirinë e të folurit.

Shimonoviq theksoi, gjithashtu, se gjuha e urrejtjes, e përdorur nga grupe si nacionalistja djathtiste "Sektori i djathtë", duhet të dënohet.

Në raport bëhet thirrje për mekanizma të ri për prëfshirjen e pakicave në politikë dhe vërehet se para se të pranohen çfarëdo lloj ligjesh, që u përkasin, ata duhet të konsultohen me pakicat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail