Të paktën dy viktima dhe 107 të zhdukur pas fundosjes së një feriboti në Korenë Jugore

Seul, 16 prill 2014 (MIA) - Të paktën dy persona kanë humbur jetën, 13 janë lënduar dhe 107 rezultojnë të zhdukur nga fundosja e një trageti të Koresë Jugore, në bregdetin jugperëndimor të këtij vendi, konfirmojnë zyrtarët.

Sipas informacioneve të fundit kanë shpëtuar 368 persona, mes të cilëve 13 të lënduar.
 
Sipas autoriteteve, 18 helikopterë dhe 34 anije për shpëtim janë dërguar në këtë hapësirë.
 
Mediat lokale thonë se udhëtarët ishin studentë dhe shkonin në një ekskursion shkollor, në ishullin turistik të Jeju.

Bëhet e ditur se trageti kishte lëshuar një sinjal rreziku rreth 12 milje larg ishullit Bjungpong. Zyrtarët e Rojës bregdetare kanë njoftuar se operacionet e shpëtimit kanë nisur menjëherë.

Nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail