Ban Ki-mun: Nuk është momenti për dërgim të forcave paqeruajtëse në Ukrainë

Meksikë, 16 prill 2014 (MIA) - Tani nuk është momenti që të dërgohen forca paqeruajtëse në Ukrainë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun në intervistë për gazetën meksikane "Reforma".

"Për momentin nuk duket posaçërisht mirë të dërgohen ushtarë", thotë Ban, i cili është në Meksikë me rastin e konferencën për zhvillim ndërkombëtar.

Ai theksoi se vendim eventual për dërgim të ushtarëve në Ukrainë duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit të KB-së në të cilin Rusia është anëtare e përhershme.

"Nuk mund të ndërmarr kurrfarë aksionesh derisa nëse nuk marr mandat nga Këshilli i Sigurimit", deklaroi Ban.

Ushtruesi i detyrës president i Ukrainës Oleksandar Turçinov deklaroi se në bisedë telefonike me Banin ka propozuar që në Ukrainë të sistemohen forca paqeruajtëse të KB-së për operacion të përbashkët antiterrorist.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail