Numri i viktimave pas fundosjes së tragetit koreanojugor u rrit në nëntë persona

Seul, 17 prill 2014 (MIA) - Është konfirmuar vdekja e nëntë personave gjatë fundosjes së tragetit të udhëtarëve afër brigjeve jugore të Koresë Jugore, kumtuan mediat koreane.

Në traget kishte 475 persona, 325 nga të cilët nxënës nga qyteti koreanojugor Ansan.

Deri më tani janë shpëtuar 179 vetë, nga të cilët 50 janë lënduar, por fati i 387 të tjerëve akoma nuk dihet.

Në operacionin e shpëtimit pas të mbijetuarve në anije, i cili është fundosur në thellësi prej 30 metrave, marrin pjesë 555 polumbarë nga forcat ushtarake detare koreanojugore, roja bregdetare dhe shërbime të tjera. Puna e tyre është vështirësuar nga rrymat e fuqishme dhe uji i turbullt me temperaturë prej rreth 12 gradë celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail