Obama: Rusia mund të presë më shumë sanksione nëse ndërmerr hapa për destabilizim të Ukrainës

Uashington, 17 prill 2014 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Barak Obama deklaroi se Rusia mund të presë sanksione shtesë nëse e përforcon mbështetjen e separatistëve në Ukrainën Lindore.

"Ajo që çdoherë kam dashur ta them është se çdoherë, kur Rusia ndërmerr hapa të tillë, të kahëzuar drejt destabilizimit të Ukrainës dhe shkeljes së sovranitetit të saj, do të ketë pasoja", deklaroi Obama në intervistën për televizionin CBS.

Obama foli për krizën në Ukrainë, për të cilën kategorikisht e akuzoi Moskën, në prag të takimit në Gjenevë, ku Rusia, Ukraina, SHBA-ja dhe BE-ja do të tentojnë të dalin nga qorrsokaku.

Përfaqësues amerikanë deklaruan se SHBA-ja është e gatshme të urdhërojnë një seri të re masash kundër Rusisë, nëse negociatat për uljen e tensionimeve nuk kanë sukses.

"Vendimet e Putinit nuk janë të këqia vetëm për Ukrainën, ndërkaq në plan afatgjatë ato do të jenë të këqija edhe për Rusinë", theksoi Obama.

Sipas Obamës, Rusia nuk është e interesuar për çfarëdo lloj konfrontimi ushtarak me SHBA-në, e cila, sipas tij, ka "forca të armatosura në nivel më të lartë". "Ne nuk kemi nevojë për luftë", shtoi Obama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail