Obama: Marrëveshja për mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë i përfshin ishujt Senaku

Tokio, 23 prill 2014 (MIA) - Presidenti amerikan, Barak Obama konfirmoi sot se marrëveshja për mbrojtje të ndërsjelltë ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë i përfshin edhe ishujt, të cilat janë mjet kontesti ndërmjet Pekinit dhe Tokios.

"Politika e SHBA-së është e qartë", deklaroi Obama në përgjigjen me shkrim të pyetjeve, të publikuara në gazetën "Jokiuri", para arritjes në TOkio mbrëmë vonë, në suaza të turneut të tij nëpër vendet aziatike.

"Ishujt Senkaku janë nën pushtetin e Tokios dhe për këtë arsye janë përfhsirë me marrëveshjen japoneze-amerikane. Ne i kundërshtojmë të gjitha tentimet e njëanshme për minim të menaxhimit japonez me ato ishuj", theksoi Obama.

Ishujt kontestues Japonia i quan Senkaku, ndërsa Kina Dijaou.

Obama theksoi se SHBA-ja po i thellon lidhjet e saj me Kinën, por shtoi se ato lidhje nuk do të përforcohen në llogari të Japonisë apo cilit do tjetër aleat.

Ai theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të ndërmarrë masa për uljen e efektit të pranisë ushtarake në Okinavë, por shtoi se është me rëndësi të mbahet mend se prania e marincave amerikanë në Okinavë është me rëndësi absolute për sigurinë e përbashkët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail