Një person e humbi jetën gjatë protestave në Rio-de-Zhanejro

Rio-de-Zhanejro, 23 prill 2014 (MIA) - Një person e humbi jetën në trazirat e mbrëmshme të cilat shpërthyen në afërsi të plazhit të njohur Kopakabana në Rio-de-Zhanejro.

Protestuesit kanë protestuar për shkak të vrasjes së një valltari të ri, me ç'rast e akuzojnë policinë. Ata i dogjën barrikadat me goma të automjeteve me ç'rast autoritetet duhet të mbyllin dy rrugë në Rio-de-Zhajnero.

Mediat braziliane publikuan se policia e vrau valltarin 25-vjeçar, Dagllas Rafael de Silva Pereiro, duke menduar se është dilerë i drogës. Miqtë e tij theksuan se ai të hënën në mbrëmje është gjendur në vendin e përleshjes midis policisë dhe dilerëve, me ç'rast është fshehur në kopshtin e afërt, por më vonë është gjetur i rrahur për vdekje.

Viktima në protestën e djeshme është një burrë 27-vjeçar, për të cilin mediat lokale theksojnë se ka qenë me probleme mentale. Ai është qëlluar në kokë dhe vdiq në spital.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail