Prej një anije japoneze piratët vodhën dy milionë litra naftë

Singapor, 23 prill 2014 (MIA) - Tani për tani piratë të panjohur mbrëmë në ngushticën detare Maluka, e cila gjendet mes Singaporit, Malajzisë dhe Indonezisë, kanë ndalur një tanker japonez dhe nga rezervarët e tij kanë vjedhur dy milionë litra naftë. Aksioni i piratëve ka zgjatur pesë orë, pas çka vjedhësit e naftës janë tërhequr në drejtim të panjohur.

Anija e vjedhur ka transportuar pesë milionë litra karburant nga Singapori drejt Mianmarit. Policia malajziane dhe e Singaporit kumtuan se ndërmarrin aksion për gjetjen e piratëve, por konfirmuan se, tani për tani, nuk kanë rezultate.

Pirateria në vendkalimin detar Maluka zgjat më shumë se gjysmë shekulli. Me anije të vogla dhe të shpejta piratët i sulmojnë tankerët dhe anijet transportuese dhe më shpesh arrijnë të ikin. Aktiviteti i piratëve u ul vitin e kaluar, por këtë vit veçmë janë vërejtur dhjetëra sulme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail