Thirrje nga e gjithë bota për përmbajtshmëri midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Tel Aviv, 9 korrik 2014 (MIA) - Eskalimi i përleshjeve midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës shkaktoi thirrje për përmbajtshmëri nga e gjithë bota.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun i dënoi sulmet e Izraelit dhe u bëri thirrje të dyja palëve të ndalen me agresionin, transmetojnë mediat izraelite.

Ban sërish bëri thirrje që të gjithë pjesëmarrësit të tregojnë përmbajtshmëri maksimale dhe të evitojnë viktima plotësuese civile dhe destabilizim gjithëpërfshirës, deklaroi zëdhënësi i Banit, duke shtuar se Sekretari i përgjithshëm i dënon sulmet më të reja raketore të Izraelit nga Gaza, si dhe se sulmet në rajonet civile duhet të ndalen.

Kryetari i Ligës arabe Nabil Elarabi bëri thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndërmarrje të masave për ndërprerje të dhunës.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Uilliam Hejg i dënoi sulmet dhe bëri thirrje për qetësim.

"Populli i Izraelit ka të drejtë të jetojë pa frikë të përhershme për sigurinë e tij, ndërsa populli i Gazës gjithashtu ka të drejtë të jetojë në paqe", deklaroi Hejg.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail