Izraeli zgjeroi ofensivën, ndërsa Hamasi bombardon Tel Avivin dhe Jerusalemin

Tel Aviv, 9 korrik 2014 (MIA) - Izraeli sot dukshëm e ka zgjeruar ofensivën e vet në Rripin e Gazës pasi nga territoret palestineze janë gjuajtur raketa në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Kjo është përplasja më e madhe mes dy palëve që nga nëntori i vitit 2012 dhe rritet shqetësimi se Izraeli mund të ndërmarrë një ofensivë të madhe tokësore.

Uashingtoni, Brukseli dhe shumica e vendeve arabe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të dhunës, e cila rrezikon të rritet në një konflikt më të madh në rajon.

Prej dje aeroplanët izraelitë bombarduan 430 objektiva në Rripin e Gazës, ndërsa kryengritësit e Hamasit gjuajtën 117 raketa, disa prej të cilave mbi Jerusalem dhe Tel Aviv, madje edhe në Hader, 116 kilometra larg.

Në përleshjet e deritashme janë vrarë 32  palestinezë,  mes të cilëve edhe kryengritës, por edhe gra dhe fëmijë. Mbi 230 janë plagosur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail