Egjipti me propozim prej tre pikash për armëpushim në Rripin e Gazës

Kajro, 15 korrik 2014 (MIA) - Egjipti mbrëmë propozoi ndërprerje të përkohshme të zjarrit si hap të parë për ndërprerje të konfliktit më të ri izraelito-palestinez, në të cilin deri më tani jetën e humbën 175 persona, ndërsa mbi 1.200 janë plagosur.

Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme kumtoi planin prej tre pikash, që duhet të fillojë me ndërprerje 12-orëshe të zjarrit nga ana e Izraelit dhe Hamasit. Më pas vijon hapja e vendkalimeve kufitare dhe negociata në Kajro ndërmjet dy palëve.

Një përfaqësues anopnim ushtarak izraelit në Tel Aviv deklaroi se rreth propozimit egjiptian do të vendosë sot Këshilli i Sigurimit i Izraelit.

Një përfaqësues i Hamasit deklaroi se tentimet për arritje të marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit ndërmjet Izraelit dhe kësaj lëvizje palestineze janë në rrjedhë, por se ende nuk ka kurfarë marrëveshje. "Po zhvillohen bisedime dhe ka tentime që të arrihet marrëveshje për armëpushim, por deri më tani kjo nuk ka nodhur", theksoi përfaqësuesi.

Izraeli kërkon garanca për periudhë më të gjatë të armëpushimit, ndërsa Hamasi angazhohet për ndërprerje të tërësishme të bllokimit izraelito-palestinez në Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izedin al Kasam e hodhi poshtë propozimin, duke e vlerësuar si kapitulim.

"Bëhet jalë për kapitulim dhe nuk e hedhim poshtë (propozimin) pa u menduar", theksoi në kumtesë ky grup militant, uke u kërcënuar me atë rast me eskalim shtesë të konfliktit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail