Mbi 450 fëmijë janë shpëtuar nga një shtëpi ku janë keqtrajtuar seksualisht

Meksiko Siti, 16 korrik 2014 (MIA) - Policia meksikane ndërhyri për të shpëtuar më shumë se 450 fëmijë nga një Shtëpi fëmijësh në qytetin Zamora, për të cilët dyshohet të kenë qenë viktima të dhunës seksuale.

Guvernatori i shtetit meksikan Miçoakan, Salvador Hara, dhe prokurori i përgjithshëm, Hezus Muriljo në një konferencë të përbashkët për shtyp njoftuan  se fëmijët ishin joshur seksualisht dhe ishin çnderuar si dhe se kishin qenë të detyrar të lypin në rrugë.

Pronarja e shtëpisë, Rosa del Karmen Verdusko si dhe tetë punonjës të tjerë të shtëpisë ishin arrestuar dhe parburgosur.

Në "Shtëpinë e një familje të madhe,", siç edhe quhej zyrtarisht kjo shtëpi  për fëmijë, kishte 278 djem dhe 174 vajza, midis të cilëve gjashtë prej tyre vetëm në moshën trevjeçare.

Ky është deri tani incidenti më i rëndë i dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të miturve në Meksikë.

Shtëpia që vendasit në mënyrë popullore e quanin "Shtëpia e Mama Rosës" ekziston më shumë se 40 vjet dhe zbulimi i autoriteteve për këtë situatë shkaktoi shok në opinionin meksikan.

Policia ndërhyri pasi prindërit e fëmijëve filluan të ankohen se atyre nuk u lejhet që të takohen me ata dhe se nuk mund t'i shohin fëmijët e tyre. Midis nënave të fëmijëve ka edhe prej atyre të cilat janë rritur në këtë shtëpi dhe aty i kanë lindur fëmijët e tyre.

Policia njoftoi se gjatë intervenimit janë shpëtuar edhe 138 të rritur, të moshës 40 vjeçare, për të të cilët konfirmohet se kanë  jetuar në "kushte të tmerrshme".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail