SHBA: Rusia po e destabilizon situatën, zgjerohet lista e sanksioneve

Uashington, 17 korrik 2014 (MIA) - SHBA-ja vlerëson se Rusia "është duke rrezikuar shumë" që vendet e Perëndimit t'i vendosin sanksione shtesë, nëse Moska nuk e ndryshon politikën e saj ndaj Ukrainës, deklaroi në konferencë për shtyp sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest, para se lista amerikane me sanksione të zgjerohet me funksionarë të rinj dhe kompani dhe banka të mëdha ruse.

Përfaqësuesi i administratës së presidentit amerikan shprehu brengosje për atë që Rusia nuk ndërmerr aktivitete të nevojshme për zgjidhjen e krizës së Ukrainës, që "për Moskën krijon rrezik që të jetë cak i izolimit ndërkombëtar shtesë dhe të ballafaqohet me pasoja më të mëdha ekonomike" për shkak të kësaj politike, transmeton ITAR-TASS.

Ernest theksoi se SHBA-ja është e gatshme të ndërmarrë hapa shtesë për përforcimin e presionit ndaj Rusisë.

Më vonë, Ministria e Financave amerikane kumtoi se në mënyrë të konsiderueshme janë përforcuar sanksionet ndaj Rusisë për shkak Ukrainës, duke përfshirë masa drejtuar industrisë ruse, kompanive energjetike dhe institucioneve financiare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail