Tre këshilltarë ushtarak të lartë të huaj dhe një përkthyes afgan humbën jetën në një sulm vetëvrasës në Kabul

Kabul, 22 korrik 2014 (MIA) - Tre këshilltarë ushtarakë të lartë të huaj dhe një përkthyes lokal afgan humbën jetën në një sulm vetëvrasës me bombë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar në Kabul mëngjesin e sotëm, njoftoi policia.

Tani për tani nuk është bërë e ditur kombësia e viktimave të huaja.

Përgjegjësinë për sulmin e ndërmorën talebanët. Zëdhënësi i tyre shpjegoi se cak i sulmit ka qenë zyra e zbulimit të njërit prej kontigjenteve në përbërjen e Forcave ndërkombëtare në Afganistan nën komandën e NATO-s (ISAF).

Sulmi është kryer në zonë ushtarake të aeroportit nga një sulmues-vetëvrasës në motoçikletë, njoftoi një përfaqësues i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail