Të paktën shtatë palestinezë e humbën jetën gjatë sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Gaza, 22 korrik 2014 (MIA) - Të paktën shtatë palestinzeë e humbën jetën sot në mëngjes në sulmet e reja ajrore izraelite në Rripin e Gazës, kumtoi zëdhënësi i ndihmës së shpejtë në Gazë.

Ata e kanë humbur jetën gjatë bombardimit në pjesën jugore dhe në pjesën qendrore të territorit palestinez. Në mesin e të vrarëve pesë janë anëtarë të një familje, prej të cilëve katër gra. Ata e humbën jetën gjatë dy sulmeve ajrore në Deir al Balah, në pjesën jugore të Gazës.

Të paktën 583 palestinezë e humbën jetën, ndërsa 3.640 janë lënduar nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, i cili filloi para dy javëve. Deri më tani jetën e humbën edhe 27 izraelitë, prej të cilëve 25 ushtarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail