Mbi 80 viktima në dy sulme me bombë në Nigeri

Kaduna, 23 korrik 2014 (MIA) - Në dy shpërthimet e sotme me bombë në qytetin Kaduna, në pjesën veriore të Nigerisë, kanë humbur jetën të paktën 82 persona, kumtoi policia lokale.

Shënjestër e sulmit të parë të vetëvrasësit me bombë ishte lideri shpirtëror islamik Dahiru Bauçi, i cili në atë kohë ka mbajtur ligjëratë. Bauçi nuk është lënduar, por kanë humbur jetën të paktën 32 ithtarë të tij, ndërsa 14 janë plagosur. Në predikimin e liderit të njohur, ka pasur edhe njerëz nga Çadi, Senegali dhe Nigeri.

Shumë shpejt pas kësaj, ka shpërthyer edhe një bombë e dytë në tregun Kavo. Në këtë shpërthim, sipas Kryqit të Kuq lokal, kanë humbur jetën 50 persona.

Edhe pse deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ata i kanë të gjitha monumentet  e veprimeve të grupit militant islamik Boko Haram, e cila shpesh sulmon klerikë fetarë, të cilët predikojnë konform ideologjisë së tyre salafiste.

Boko Haram e ka filluar kryengritjen në vitin 2009, në përpjekje që nga Nigeria të bëjë shtet islamik. Për gjashtë muajt e parë, në sulmet e Boko Haramit kanë humbur jetën më shumë se 2.000 civilë, vlerëson organizata "Hjuman rajts uoç".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail