Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës mbi 800 vetë

Tel Aviv, 25 korrik 2014 (MIA) - Numri i të vrarëve në aksionin ushtarak izraelit në Rripin e Gazës është mbi 800 veta, pasi në sulmin më të ri ndaj qytetit Kan Junis e humbi jetën së paku një person, kumtuan burimet spitalore.

"Një granadë tanku goditi një shtëpi private në qytetin Kan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, me ç'rast humbi jetën një person", deklaroi zëdhënësi i shërbimit të emergjencave Ashraf al Kudra.

Zëdhënësi i shërbimit të emergjencave në Gaza, Ashraf al Kudra, ka thënë se dy gra të reja kanë humbur jetën nga sulmet e sotme në një shtëpi në qytetin Deir el Balah.

Dje 15 palestinezë janë vrarë, pasi predhat izraelite kanë goditur një strehimore të ngritur nga KB-ja.

Fushata ushtarake e Izraelit në Gaza ka hyrë sot në ditën e 18-të.

Ushtria izraelite thotë se u përgjigjet sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail