Rrëzimi i aeroplanit algjerian me siguri i shkaktuar nga kushtet e motit të keq

Paris, 25 korrik 2014 (MIA) - Hetimi konfirmoi se aeroplani algjerian, me 110 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit është shkatërruar kur është përplasur në tokë. Kjo tregon se është pak e mundshme aeroplani të ketë qenë i sulmuar, kumtuan përfaqësuesit francez.

"Aeroplani është shkatërruar në momentin e rrëzimit," deklaroi për RTL ministri francez i Punëve të Brendshme Bernas Kazanev. Fatkeqësia me siguri ka ndodhur për shkak kushteve të këqija të motit tha ai duke shtuar se në këtë moment asnjë teori nuk mund të përjashtohet.

Në të njëjtën kohë ministri francez për Komunikacion Frederik Kuvilje theksoi se era e fuqishëm e naftës nga aeroplani në vendin  e fatkeqësisë dhe fakti se mbeturinat nga aeroplani janë në zonë relativisht të vogël tregon se shkak për aksidentin janë kushtet e motit të keq dhe problemet teknike.

Paraprakisht, Pallati i Eliseut kumtoi se aeroplani i "Er Algjer" i cili dje u rrëzua është locuar në rajonin e Gosi në Malin verior në afërsi të kufirit me Burkina Faso.

"Aeroplani është qartë i identifikuar edhe krahas asaj që është shkatërruar. Në vendin e aksidentit janë dërguar ushtarë francez të cilët janë të angazhuar për sigurinë dhe për mbledhjen  e informacioneve fillestare" theksohet në kumtesë.

Presidenti francez Fransoa Oland shprehi ngushëllime deri te familjet e viktimave.

Në aeroplan ka pasur njerëz prej 16 shteteve, prfshirë edhe 51 francez.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail