Bejli: Samiti i NATO-s në Uells është shumë i rëndësishëm për afrimin e Gjeorgjisë drejt Aleancës

Tbilisi, 25 korrik 2014 (MIA) - Samiti i ardhshëm i NATO-s në Uells, në shtator, është shumë i rëndësishëm për afrimin e Gjerogjisë për Aleancën, deklaroi sot në Tbilisi kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP e NATO-s), Hju Bejli, i cituar nga ITAR-TASS.

Sipas Bejlit, Asamblea parlamentare "i jep dhe do të vazhdojë t'i japë mbështetje maksimale Gjerogjisë në procesin e integrimit të vendit në Aleancë".

Delegacioni i AP së NATO-s sot arriti në Tbilisi në vizitë pune dyditore gjatë së cilës do të takohet me presidentin, kryeministrin, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, si dhe me kryetarin e Parlamentit gjeorgjian.

Bejli në bisedime tha se "paralelisht me reformat gjeorgjiane për integrimin në NATO" do të shqyrtohet edhe "rrjedha e afrimit të vendit drejt BE-së, marrëveshja për asociim me Bashkimin Evropian dhe dobinë që këtë dokument do t'ia sjell Gjeorgjisë".

Para një muaji sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen në Bruksel deklaroi se në samitin në Uells do të sillet pako me masa për përshpejtimin e procesit të inkuadrimit të Gjeorgjisë drejt Aleancës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail