Ban apelon për ndërprerje të përleshjeve në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 25 korrik 2014 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun i bën apelon Izraelit dhe Hamasit t'i ndërpresin përleshjet dhe ashpër ta dënojnë bombardimin e një shkolle të KB-së në Gaza.

"Unë jam i tronditur dhe i tmerruar nga ajo që ndodhi në Beit Hanoun", theksoi Ban, duke folur për pjesën veriore të qytetit Gaza, ku dje u vranë 16 persona, shtatë prej të cilëve fëmijë.

Në sulm humbën jetën dhe zyrtarë të KB-së.

"Kjo është krejtësisht e papranueshme. Incidenti tregon se si e nevojshme është vendosja e armëpushimit dhe përfundimi i konfliktit ku humbën jetën 760 palestinezë. I rekomandoj Izraelit dhe Hamasit, palestinezëve, se është e pamoralshme ta vrasinë popullin e vet. Duhet t'i ndaloni luftimet dhe të filloni me bisedime. Pavarësisht dallimeve të ndërsjella, kjo është e gabuar, theksoi Ban para takimit me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Keri në Kajro.

Sipas mediave izraelite Keri ka përgatitur një propozim të ri për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, e cila është prezantuar tek të dy anët. Propozimi parashikon armëpushim të përkohshëm për një javë që të munden forcat izraelite të tërhiqen nga Rripi i Gazës. Të dyja palët janë të ftuar për të filluar negociatat mbi një marrëveshje të përhershme me ndërmjetësimin e Egjiptit. Në bisedime do të jenë të pranishëm dhe udhëheqësit palestinez.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail