Nga moti i nxehtë në Japoni jetën e humbën 15 persona

Vala e nxehtë, e cila prej javës së kaluar e kaploi Japoninë, me temperatura që arrijnë 35 gradë në hije, mori jetët e 15 personave, ndërsa 8.580 kërkuan ndihmë mjekësore, 19 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, kumtoi sot Agjencia japoneze për fatkeqësi elementare.

Sipas të dhënave të kumtuara, të cilat bazohen vetëm në numrin e atyre të cilët kërkuan ndihmë të shpejtë, 44,4 për qind e njerëzve ishin të moshës mbi 65 vjeç, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullatës së vendit.

Javën e kaluar ndihmë mjekësore kërkuan 3.179 persona për shkak të temperaturave të larta, me ç'rast jetën e humbën tre persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail