Armata izraelite e bombardoi shtëpinë e liderit të Hamasit

Gazë, 29 korrik 2014 (MIA) - Aviacioni ushtarak izraelit e bombardoi shtëpinë e liderit të Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Hania, i cili gjendet në kampin për refugjatë "Shati" në pjesën lindore të kësaj enklave palestineze.

"Armiku izraelit dy herë na bombardoi shtëpinë", deklaroi Abed Salam Hania, djali i liderit të Hamasit.

Izraeli vazhdon me bombardimet dhe zjarrin artilerik mbi tërë Rripin e Gazës, me ç'rast vetëm gjatë natës së kaluar jetën e kanë humbur 17 persona, mes të cilëve edhe katër fëmijë.

Tetë fëmijë dhe dy persona të moshuar dje janë vrarë në kampin për refugjatë "Shati".

Dy palët akuzohen mes vete për përgjegjësinë për këtë dramë të përgjakur.

Sipas dëshmitarëve palestinezë, aeroplanë-gjuetarë izraelitë F-16 kanë gjuajtur raketa mbi një grup fëmijësh. Ushtria izraelite, megjithatë, pohon se ata janë qëlluar gabimisht nga raketa të gjuajtura nga Gaza.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail