Së paku 19 të vdekur në përleshje në Donjeck

Donjeck, 30 korrik 2014 (MIA) - Në përleshjet mes forcave ukrainase dhe seperatistëve prorusë në rajonin Donjeck në 24 orët e fundit humbën jetën 19 persona, ndërsa 31 janë plagosur, kumtuan autoritetet lokale.

Sipas burimeve spitalore, nëntë persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë, kanë shkelur në minë në fshatin Berestovoje. Në incidentin kanë humbur jetën dy persona, ndërsa të tjerët janë plagosur rëndë.

Gjatë dy ditëve të fundit forcat ukrainase kanë gjuajtur disa raketa balistike në pjesën lindore të vendit, i cili gjendet nën kontrollin e aktivistëve prorusë.

Televizioni Si-En-En vlerëson se kjo paraqet "eskalim të konsiderueshëm" në krizën ukrainase.

Sipas mediumit, raketat balistike me rreze të shkurtë veprimi mund të mbajnë mbushje deri 450 kilogramë dhe të kenë potencial të vrasin dhjetëra persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail