Argjentina sërish falimenton pas 13 viteve

Buenos Ajres, 31 korrik 2014 (MIA) - Argjentina për herë të dytë falimenton  në 13 vitet e fundit për shkak të pamundësisë që t'i paguajë borxhet  pas negociatave të pasuksesshme  me investitorët në Nju-Jork.

Hexh-fondet amerikane kërkuan që Argjentina t'u paguajë 1,3 miliardë dollarë për letrat me vlerë të cilat i posedojnë ato.

Buenos Ajres kumtoi se nuk ka mjete financiare për pagesë dhe i akuzoi fondet investuese se mundohen t'i shfrytëzojnë  problemet me borxhin e vendit me qëllim që të realizojnë fitim të madh.

Gjykata njujorkeze caktoi afat deri në orën tetë sot sipas kohës së mesme evropiane për arritjen e marrëveshjes me investitorët.

Ministri argjentinas i Ekonomisë Aksel Kisilof mbrëmë vonë deklaroi se investitorët e kanë hedhur poshtë ofertën më të re të Qeverisë. Ai theksoi se Argjentina nuk do të pajtohet në asgjë që mund ta komprometojë vendin.

Kreditorët janë hexh-fonde amerikane të cilët e kanë blerë borxhin argjentinas sipas çmimit të volitshëm gjatë krizës së madhe në Argjentinë dhe nuk janë pajtuar në rikuperimin e tij.

Falimentimi ende më shumë do ta përkeqësojë situatën në Argjentinë, e cila veçmë është goditur nga recesioni dhe shkalla e lartë e inflacionit.

Pritet që pasojat ndaj ekonomisë argjentinase megjithatë të mos jenë tragjike si në vitin 2001, kur dhjetëra njerëz humbën jetën  në protestat rrugore, pasi autoritetet ua ngrinë llogaritë kursimtarëve që ta pengojnë tërheqjen e parave nga bankat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail