Bolivia e shpalli Izraelin për "shtet terrorist"

La Pazh, 31 korrik 2014 (MIA) - Pas tre javëve, aq sa zgjasin sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës, dhe pas 1.200 palestinezëve të vrarë, presidenti i Bolivisë, Evo Morales në mënyrë të vetme vendosi të ngritë zë kundër sulmeve izraelite.

"E shpalli Izraelin për shtet terrorist", deklaroi Morales në fjalimin e tij në qytetin Koçabamba.

Morales e prishi marrëveshjen me të cilën izraelitët udhëtonin për në Bolivi pa viza që prej vitit 1972.

"Izraeli nuk mund t'i garantojë të drejtat themelore të njeriut, paqen dhe bashkëjetesën në suaza të bashkësisë ndërkombëtare", shtoi presidenti bolivian.

Bolivia para pesë viteve, pas sulmit të Izraelit ndaj palestinezëve, i ndërpreu të gjitha marrëveshjet paraprake mes të dy shteteve.

Nga mesi i korrikut, Morales kërkoi nga përfaqësuesi i lartë i UNHCR-së ta persekutojë Izraelin për krime kundër njerëzimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail