Dhjetë persona e humbën jetën gjatë sulmit jaror izraelit ndaj një shkolle të KB-së në Rripin e Gazës

Gazë, 3 gusht 2014 (MIA) - Dhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 30 janë lënduar sot gjatë sulmit ajror izraelit, me ç'rast është goditur një shkollë e KB-së në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, konfirmuan dëshmitarët okular dhe burime mjekësore.

Autoritetet ushtrake izraelite refuzuan t'i komentojnë pohimet e këtilla.

Granata, e hedhur nga aeroplani, shpërtheu në hyrje të shkollës, ku fshiheshin qindra palestinezë të cilët kishin ikur nga rajonet e veprimeve ushtarake.

Rreth 30 palestinezë u vranë javën e kaluar gjatë sulmeve ndaj shkollave të KB-së në Bjt Kanun dhe Xhabala, që shkaktuan reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.

Paraprakisht sot, në sulme ajrore u goditën dy ndërtesa afariste në qendër të qytetit të Gazës. Ushtarët izraelitë kumtuan se sot kanë kryer 180 sulme, ndërsa sipas burimeve mjekësore, në to jetën e kanë humbur 30 palestinezë.

Sulmet e reja ajrore ndodhin në momentin kur është kumtuar se Izraeli ka filluar të tërheqë nga Gaza një pjesë të njësive të veta këmbësorike.

Një zëdhënës i armatës sot në mëngjes zyrtrisht konfirmoi tërheqjen e pjesërishme, duke cekur se opracioni izraelit nuk ka prëfunduar tërësisht, por ai do të fokusoht në rajonin Rafah.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail