Avigdor Liberman propozon që KB-ja ta ndërmarrë kontrollin mbi Rripin e Gazës

Jerusalem, 4 gusht 2014 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Avidor Liberman sot propozoi që Kombet e Bashkuara ta ndërmarrin kontrollin mbi Rripin e Gazës nga lëvizja palestineze Hamas.

"Duhet të shqyrtohet ideja për vendosjen e Rripit të Gazës nën administrim të KB-së. Organizata botërore deri tani mirë ballafaqohej me mandate tjera administrative në disa territore", deklaroi Liberman në seancë të Komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje në Knesetin izraelit.

Liberman i takon grupit "sokolët" në Qeverinë e Izraelit, të cilët angazhohen për okupim të tërësishëm të Rripit të Gazës, me qëllim të shkatërrimit të tërësishëm të Hamasit.

Drejtori për çështje politike dhe ushtarake pranë Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, Amos Gilad megjithatë u kundërshtua në propozimin e Libermanit, duke vlerësuar se forcat ndërkombëtare "nuk do të ishin të afta ta garantojnë rendin dhe sigurinë".

"Ata nuk kanë kapacitet për këtë", tha Gilad në deklaratë për Radion shtetërore izraelite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail