SHBA: Përgjegjësia është e Hamasit qaë ta mbajë armëpushimin

Uashington, 5 gusht 2014 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë mirëpritur një armëpushim tjetër treditor, ndërmjet zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë që do të fillojë sot në mengjes, por edhe paralajmëruan se përgjegjësia është e administratës së Hamasit në Rripin e Gazës që ta mbajë armëpushimin. 

Toni Blinken, këshilltar për siguri kombëtare tha se "ka mundësi" për të pasur një armëpushim më të gjatë.

Izraelitët kanë deklaruar se gjatë kësaj kohe, do të dërgojnë një delegacion në Egjipt për bisedime lidhur me një armëpushim me të gjatë.

Armëpushim i përkohshëm do të fillojë në orën tetë sipas kohës lokale.

Lajmi për armëpushimin e ri vjen disa orë pasi ushtria izraelite rifilloi operacionet e saj ushtarake kundër militantëve palestinezë, pas kishte kaluar afati shtatëorësh i armëpushimit.

Deri më tash, mbi 1.800 palestinezë, kryesisht civilë janë vrarë prej se Izraeli e ka nisur ofenzivën ushtarake më 8 korrik, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa të Hamasit. Izraeli deri më tash ka humbur 67 ushtarë dhe tre civilë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail