Palestinezët përgatisin padi për krime lufte

Tel Aviv, 5 gusht 2014 (MIA) - Ministri palestinez i Punëve të Jashtme Rijad al-Malki do ta vizitojë sot Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, në suaza të përgatitjes të padisë kundër Izraelit për krime lufte pas përleshjeve pothuajse njëmuajore në Rripin e Gazës.

Vizitës i ka prirë fillimi i ndërprerjes 72 orëshe të zjarrit në atë përleshje,  në të cilin janë pajtuar Izraeli dhe Hamasi  me ndërmjetësim të Egjiptit, në këmbëngulje të hapet rrugë drejt armëpushimit më të gjatë.

Izraelitët dhe palestinezët akuzohen njëri me tjetrin për krime lufte nga fillimi i përleshjeve më 8 korrik, duke i mbrojtur aksionet personale, dhe duke pohuar se janë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Malki kërkoi në korrik nga KB-ja t'i vë fund  "mosdënimit" të Izraelit duke theksuar se vendi duhet të përgjigjet për krimet e tij".

Javën e kaluar KB-ja ngriti hetim për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet kinse të kryera  nga ana e Izraelit gjatë ofensivës në të cilën humbën jetën një numër i madh i civilëve të palës palestineze.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail