Hamas: Lufta me Izraelin nuk ka përfunduar

Tel-Aviv/Gaza, 7 gusht 2014 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Mushir al - Masri, sot ithtarëve të lëvizjes në tubimin në qytetin Gaza u deklaroi se lufta me Izraelin nuk do të përfundojë derisa nuk plotësohen tërësisht kërkesat e tyre politike.

"Gishtat tanë janë në shkrehëz dhe raketat tona janë të drejtuara drejt Tel-Avivit", tha ai.

Në Kajro, ndërkohë, zhvillohen bisedime indirekte për masat e reja të kufijve të bllokuar në Rripin e Gazës dhe për vazhdimin e ndërprerjes treditore të zjarri, që përfundon nesër në mëngjes.

Hamasi kërkon që të pezullohet bllokada mbi Rripin e Gazës, por Izraeli insiston që kjo organizatë islamike fillimisht të çarmatoset.

Al-Masri deklaroi se Hamasi asnjëherë nuk do ta shqyrtojë kërkesën e këtillë. Ai thotë se pjesëtarët e Hamasit "nuk do t'i dorëzojnë armët derisa vendi i tyre nuk lirohet".

Në tubim kanë qenë të tubuar mijëra ithtarë të Hamasit dhe ky ka qenë grumbullimi i parë i aktivistëve të Hamasit nga filli i i ofensivës izraelite, më 8 korrik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail