Keri kërkon hetim të përbashkët për aeroplanin e rrëzuar malajzianSidnej, 12 gusht 2014 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri sot deklaroi se shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të gjejë mënyrë t'ua lehtësojë Rusisë dhe Ukrainës që së bashku ta zbatojnë hetimin për rrëzimin e aeroplanit malajzian.
Keri deklaroi se edhe sepse SHBA-ja "aspak nuk dyshon në atë se separatistët prorusë e kanë rrëzuar aeroplanin e fluturimit MX 17" nevojitet të zbatohet hetim i tërësishëm për shkak sigurimit të legjitimitetit në " hapat që do të ndërmerren".
"Shpresojmë dhe lutemi se në ditët dhe javët në vijim do të gjejmë mënyrë që presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Ukraina të jenë në mundësi të punojnë me Rusinë" tha Keri.
Ai u angazhua që ato të cilët janë "përgjegjës për rrëzimin" e aeroplanit malajzian të nxirren para drejtësisë.
Aeroplani malajzian, që fluturoi nga Amsterdami për Kuala Lampur, më 17 korrik u rrëzua në lindje nga Ukrainë dhe me ç'rast e humbën jetën të gjithë 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.
|