Hamasi me kërcënime se do ta granatojë aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion

Tel Aviv, 20 gusht 2014 (MIA) - Hamasi islamist dërgoi kërcënime se do të gjuajë raketa mbi aeroportin ndërkombëtar Ben-Gurion në afërsi të Tel-Avivit, duke i paralajmëruar kompanitë ajrore ndërkombëtare që ta evitojnë për përdorim.

Komandanti i Hamasit njoftoi se organizata "ka vendosur t'i përgjigjet agresionit izraelit", duke e caktuar edhe aeroportin ndërkombëtar sot si "cak të sulmeve".

Nga Hamasi mbrëmë njoftuan se kanë gjuajtur 40 raketa mbi Izraelin, ndërsa një prej tyre në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion, në afërsi të Tel Avivit. ky ishte sulmi më i numërt raketor ndaj Izraelit pas ripërtërirjes së sulmeve pas përfundimit të ndërprerjes së përkohshme të zjarrit.

Krahu ushtarak i Hamasit, brigada Izadin al Kasam, ndërmorri përgjgjësi për sulmet. Paraprakisht në një sulm ajror izraelit pas ndërprerjes së armëpushimit jetën e kanë humbur tre persona, ndërsa mbi 40 u lënduan. Armata izraelite u bëri thirrje izraelitëve të cilët jetojnë në largësi prej 80 kilometra nga kurifi me Rripin e Gazës që të strehohen për shkak të sulmeve të mundshme raketore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail