Izraeli pohon se është vrarë komandanti i krahut ushtarak të Hamasit

Tel Aviv, 20 gusht 2014 (MIA) - Izraeli pohon se është vrarë komandanti i krahut ushtarak të lëvizjes palestineze islamike Hamas, Mohamed Deif, ka deklaruan një përfaqësues zyrtar anonim i qeverisë izraelite.

Paraprakisht është raportuar për tre të vrarë në sulmin ajror izraelit në qytetin Gaza gjatë natës me qëllim të likuidimit të Deifit, i njohur gjithashtu edhe si Abu Haled. Në mesin e të vrarëve është një grua dhe një vajzë dyvjeçare, ndërsa sipas mediave ato janë bashkëshortja dhe vajza e Daifit.

Udhëheqësi i "Brigadat Izedin al Kasam" është i pari në listën izraelite me targete për shkak të organizimit të sulmeve anti izraelite.

"Muhamed Deif meriton vdekjen si Osama bin Laden. Ai është objektivi legjitim dhe kur ekziston mundësi për atë, ajo duhet të shfrytëzohet për ta likuiduar", theksoi ministri i Punëve të Brendshme të Izraelit, Gideon Saar, i cili shtoi se nuk e di nëse lideri i krahut ushtarak i Hamasit është vrarë gjatë sulmit ajror në Gaza.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail