Hajden: Është çështje kohe kur "Shteti Islamik" do ta sulmojë Perëndimin

Uashington, 25 gusht 2014 (MIA) - Ish shefi i Agjencisë Zbuluese Qendrore (CIA), Majkëll Hajden paralajmëroi se është çështje kohe kur organizata islamike militante "Shteti Islamik" do ta sulmojë Perëndimin.

Hajden theksoi se pret që "Shteti Islamik" të kryejë sulm mbi ndonjë cak në SHBA apo në Evropë.

Ai në deklaratën për rrjetin televiziv amerikan Si-En-En paralajmëroi se sulmi i kësaj organizate është çështje kohe.

"E shfaqën qëllimin e tyre. Nuk ka mënyrë më të fuqishme ta shprehin aftësinë e tyre mes bashkësisë xhihadiste nga një sulm i suksesshëm në Perëndim", deklaroi gjenerali në pension.

"Shteti Islamik" është organizatë lokale tejet e fuqishme dhe me siguri grupacion i fuqishëm terrorist rajonal. Kjo ka ambicie globale dhe ka mjete", sqaroi Hajden.

Në qarqet e sigurisë ende nuk ekziston pajtueshmëri për atë nëse "Shteti Islamik" për momentin është i aftë të sulmojë caqe në Perëndim.

"Shteti Islamik" në qershor e ndërooi emrin. Deri atëherë ishte i njohur si "Shteti islamik në Irak dhe Levantin" apo "Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë", ndërsa pjesëtarët e saj para do kohe e ekzekutuan gazetarin emarikan Xhejms Foli dhe aktin e krimit e incizuan dhe e publikuan në internet.

Ish zëvendësdrejtori i CIA-s, Majkëll Morel e quajti ekzekutimin e Folit sulm të parë terrorist të kësaj organizate mbi SHBA-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail