Analizë: Xhihadisti nga xhirimi i ekzekutimit të Folit ndoshta nuk është vrasësi i tij

Londër, 25 gusht 2014 (MIA) - Video-xhirimi me gazetarin amerikan Xhejms Foli i cili ishte ekzekutua, me prerje të kokës,  me siguri është e skenuar, ndërsa vrasësi nuk është ai që është shfaqur i maskuar në xhirim, por dikush i cili është pas kamerës, pohojnë mediat britanike.

Analizën e videos së gjatë 4,40 minuta që e ka bërë  një firmë e njohur e specializuar e cila punon edhe për policinë britanike,  megjithatë zbulon se pas bërjes së xhirimit janë përdorur trik kamera dhe është bërë përpunim plotësues  i materialit gjatë postproduksionit. Ekspertët e firmës vërejnë se askund nuk shihet gjak edhe pse me thikë disa herë  është shpuar pas shpinës së gazetarit Foli. Ato bazohen edhe në atë se analiza  e zërit tregon se amerikani fatkeq   është dashur ta përsëritë tekstin  që i është dhënë. Analiza tregon se Xhejms Foli nuk është ekzekutuar para kamerës, sikur që dëshiron ta sugjerojë video materiali  pas përfundimit të xhirimit.

Por, njerëzit e kësaj firme, e cila insiston të mbetet anonime, pranojnë se nuk mund të japin përgjigje tërësisht të saktë dhe precize për atë se çka ka ndodhur në momentet e fundit të jetës së Folit. Ato janë të sigurtë vetëm se gazetari i robëruar është ekzekutuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail