Qeveria e re siriane e dha betimin, Asadi kërkoi nga ministrat ta fitojnë besimin e qytetarëve

Damask, 1 shtator 2014 (MIA) - Përbërja e re e Qeverisë siriane, e udhëhequr nga kryeministri Nader al Halki e dha betimin para presidentit Bashar al Asad, i cili para ministrave dha si  detyrë që ta kthejnë besimin e qytetarëve.

Sipas Asadit kabineti duhet të tregojë stil të ri të punës, pa gabime nga periudha paraprake.

"Veprimtaria e organeve të pushtetit  ekzekutiv në të gjitha nivelet duhet të jetë transparente dhe e bindshme", theksoi presidenti sirian.

Mes prioriteteve të Qeverisë së re të cilat Asad i përmendi  janë lufta kundër korrupsionit, ballafaqimi me inflacionin dhe sigurimi i të drejtës sociale.

Ai e potencon domosdoshmërinë e përmirësimit të mëtutjeshëm të kornizës juridike dhe mekanizmat për menaxhim me krizat.

"Sfidat tona kryesore edhe më tutje janë problemet me sigurinë dhe luftën kundër grupeve terroriste", tha Asad.

Përbërja e Qeverisë së re ishte shpallur të mërkurën. Në të 19 ministra nga kabineti paraprak i mbajnë funksionet,  mes të cilëve janë Ministritë kyçe, si ajo e Mbrojtjes, e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme. Mes 15 ministrive të tjera, të cilat hyjnë në përbërjen e re  është edhe rivali i liderit sirian në zgjedhjet presidenciale më 3 qershor, Hasan al Nuri. Ai do ta udhëheqë Ministrinë e sapoformuar për Zhvillim Administriativ.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail