Protestuesit pakistanezë depërtuan në knalin televiziv shtetëror

Islamabad, 1 shtator 2014 (MIA) - Protestuesit antiqeveri në Pakistan kanë depërtuar me dhunë në selinë e Televizionit shtetëror në kryeqytetin Islambad.

Në kanalin kombëtar PTV ishte ndalur transmetimi, pasi protestuesit sot kanë hyrë në ndërtesë.

Më herët ky kanal kishte transmetuar drepërsëdrejti pamje të njerëzve duke iu vërsulur ndërtesës së televizionit, pasi me dhunë kishin depërtuar në hyrje të kompleksit në Islamabad.

Tre vetë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në dhunë prej 30 gushtit, kur demonstruesit ishin përpjekur ta shkatërronin rezidencën e kryeministrit Sharif.

Sot më herët gjatë ditës, ka pasur përleshje të reja me policinë, derisa protestuesit me gurë dhe shkopinjë , përsëri ishin përpjekur t’i shkatërronin linjat polcore dhe të depërtonin në rezidencën e kryeministrit. 

Protestuesit udhëhiqen nga lideri opozitar, Imran Khan, dhe kleriku popullist, Tahir ul-Kadri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail