Australia i ka përforcuar sanksionet kundër Rusisë për shkak të Ukrainës

Kambera, 1 shtator 2014 (MIA) - Australia sot i ka përforcuar sanksionet kundër Rusisë në pajtim me politikën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian si përgjigje e "shkeljes së hapur të sovranitetit ukrainas".

Kryeministri australian Toni Abot e akuzoi Rusinë për "përpjekje të pacipë ta largojë Ukrainën nga vendet tjera".

"Përderisa forcat ruse mbesin në Ukrainë, derisa Rusia vazhdon në përpjekjen e saj të përçajë një vend fqinj, rrezikon të bëhet e izoluar në planin ndërkombëtar", tha Abot në Parlamentin australian.

Me sanksionet e reja Australia i zgjeroi sanksionet e vendosura financiare paraprake dhe ndaloi udhëtime. Me ato sanksione, të cilat Kamberra i vendosi në muajin mars u ndalua tregtia me armë me Rusinë, ndalohet inkuadrimi i bankave shtetërore ruse në tregun australian të kapitalit dhe ndalohet tregtia e naftës dhe gazit rus.

Tani sanksionet e vendosura financiare dhe ndalesat për udhëtime sillen për 63 persona plotësues rus dhe ukrainas dhe 21 persona juridik, me çka numri i tërësishëm është rritur për 113 dhe 32 persona juridik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail