KB: Edhe islamikët edhe forcat qeveritare në Irak kanë kryer krime

Gjenevë, 1 shtator 2014 (MIA) - Edhe luftëtarët islamik edhe forcat e Qeverisë irakiane kanë vrarë civilë dhe kanë kryer krime në përleshjet tremujore në Irak, deklaroi një përfaqësues i lartë i Kombeve të Bashkuara sot në Gjenevë në seancën urgjente të jashtëzakonshme të KB-së për të drejtat e njeriut.

"Ekziston 'dëshmi e fuqishme' se pjesëtarët e organizatës xhihadiste 'shteti islam' dhe grupet lidhur me të kanë kryer vrasje ndaj civilëve, ndryshim të detyrueshëm të fesë, rrëmbim, keqpërdorime seksuale dhe tortura" deklaroi zëvendës komisarja e lartë i KB-së për të drejtat e njeriut Flavia Pansijeri.

Policia irakiane ka vrarë të burgosur, ndërsa luftëtarët irakian kanë granatuar dhe bombarduar qytete, ku kanë humbur jetën dhe lënduar një numër i madh civilësh deklaroi ajo në seancën e Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut.

Ajo shprehi shqetësim të madh për shkak dëbimit të krishterëve, jezidëve, shiitëve, turkmenëve dhe bashkësive të tjera etnike,  të cilat i bënë "Shteti Islam", i cili nga qershori ndërmori pjesë të mëdha nga Iraku perëndimor dhe verir, duke dëbuar  1,2 milionë irakian nga shtëpitë e tyre.

Seanca e sotme është konvokuar me kërkesë të Irkaut, me mbështetjen e aleatëve mes të cilëve janë edhe SHBA-ja. Pritet se debati në të cilin marrin pjesë 47 vende të përfundojë me marrëveshje të përmbushet kërkesa e Bagdadit për dërgimin e një ekipi të ekspertëve KB,  i cili duhet të zbatojë hetim për krimet, të cilat i kanë kryer "Shteti Islam" dhe palët tjera në këto përleshje.

Ministri iraikan për të Drejtat e Njeriut Muhamed Shija al Sudani deklaroi gjatë debatit se "Shteti Islamik" ka kryer krime barbare ndaj civilëve në Irak dhe se kjo organizatë paraqet kërcënim për integritetin territorial të Irakut, por edhe kërcënim global.

KB njoftoi se në përleshjet në Irak në gusht e kanë humbur jetën të paktën 1.420 njerëz, ndërsa të paktën 1.370 janë lënduar. Këto të  dhëna nuk e përfshinë provincën Anbar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail