Xhon Keri: SHBA-ja nuk është në luftë me Shtetin islamik

Uashington, 12 shtator 2014 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Keri deklaroi se SHBA-ja nuk është në luftë me grupin xhihadist Shteti islamik (SHI).

Në bisedë për Si-En-En-in, Keri theksoi se nuk bëhet fjalë për luftë, por për operacion terrorist, i cili do të zgjasë një kohë të caktuar, derisa nuk përmbushen qëllimet e saj.

Ai gjithashtu konsideron se SHI është më i ndryshëm nga grupet islamiste militante të cilat veprojnë në Jemen dhe Somali.

"Në qoftë se dikush dëshiron të besojë se bëhet fjalë për luftë me SHI-në, le të besojë në të, por unë konfirmojë se kjo megjithatë është vetëm operacion antiterrorist", tha Keri.

Sipas tij, SHI është "përbindëshe për veten e saj" më e ndryshme nga grupet e tjera të ngjashme, nga ajo që në radhët e saj ka një numër të madh të të huajve, që nuk është rast me grupet jemenase ose me ato në Somali.

Por, sekretari amerikan i Shtetit konsideron se pa dallim të mosmarrëveshjeve dhe dallimeve të shfaqura, SHI si edhe të gjithë të tjerët, është pjesë e rrjetit të Al Kaedas.

"SHI është dhe më herët ka qenë pjesë e Al Kaedas, ndërsa ndryshimi i emrit të saj, nuk do të thotë edhe ndryshim të esencës së këtij grupi militant islamist", vlerëson Keri.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, në intervistë, hodhi poshtë çfarëdo lloj mundësie për kontakte me "regjimin e Asadit" në Siri, duke theksuar se "legjitimiteti i regjimit asnjëherë nuk do të ripërtërihet".

Xhon Keri shpjegoi se politika amerikane është që të ndahet Bashar al Asadi, i cili e ka kontrollin në pjesën perëndimore të Sirisë, me korridor të veçantë, nga pjesa lindore e vendit që tani e kontrollin SHI. Ai konsideron se në kushte të tilla është tejet e qartë se "nuk është e vështirë të përcaktohen caqet për sulm".

Keri pranon se "opozita siriane" siç sekretari amerikan i quan forcat kryengritëse janë anashkaluar, por beson se ato mund të rikthehen, nëse marrin trajnim adekuat (ushtarak) dhe nëse rigrupohen.

Në takimin e djeshëm në Xheda, në Arabinë Saudite, sekretari amerikan i Shtetit bisedoi ede për financimin dhe trajnimin e kryengritësve sirianë në territorin saudit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail